Rreth Nesh
Farmaci Metropol është pranë jush për t’ju ofruar kujdes profesional dhe produkte të përzgjedhura për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë familjes.
Në gamën tonë do të gjeni produkte farmaceutike, dermokozmetikë, suplemente ushqimore, vitamina, si edhe një përzgjedhje të dedikuar për nënën dhe fëmijën. Çdo produkt përzgjidhet me kujdes, duke i kushtuar rëndësi origjinalitetit, cilësisë dhe nevojave të klientëve tanë.
Synimi ynë është që blerja e produkteve të kujdesit personal dhe familjar të jetë sa më e thjeshtë, e sigurt dhe e përshtatshme. Për këtë arsye, përveç shërbimit profesional, ju ofrojmë edhe mundësinë për të porositur online nga kudo.
Dërgesat realizohen në:
- Shqipëri
- Kosovë
- Maqedoni
Te Farmaci Metropol besojmë se çdo klient meriton informacion të qartë, produkte të besueshme dhe një eksperiencë të kujdesshme në çdo porosi.