Në gjendje

Yanola – Iron

2,200.00L

Me këtë produkt fitoni 55 pikë besnikërie, që mund t'i përdorni për të kursyer në porositë e ardhshme. Mësoni më shumë rreth programit të pikëve.

Yanola Iron është një suplement ushqimor me hekur, vitaminë C dhe vitamina të grupit B, i formuluar për të mbështetur formimin normal të gjakut dhe përthithjen e hekurit. Rekomandohet në periudha me nevojë të shtuar për hekur, si gjatë shtatzënisë, pas lindjes ose në raste të mungesës së hekurit, sipas këshillës së mjekut.

Porosit në WhatsApp Online
SKU: 5304000349028 Kategoritë: ,

Hekuri është një mineral, që luan një rol të rëndësishëm në formimin e elementëve të gjakut, të nevojshme për transportin e oksigjenit në gjak. Mungesa e hekurit shkakton ulje në sasinë e oksigjenit që transportohet në gjak. Vitamina C, krahas funksioneve të shumta që ka në organizëm, është e nevojshme për një përthithje sa më të mirë të hekurit. Disa studime kanë vërtetuar se një pjesë e femrave shtatzëna, pavarësisht se merrnin suplemente të hekurit nuk arrinin të korrigjonin aneminë. Kjo, vinte si pasojë e defiçencës së vitaminave B1, B6, B2 dhe B12. Për këtë arsye, Yanola Iron, krahas hekurit përmban dhe këto vitamina të nevojshme për të korrigjuar aneminë. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.

Yanola Iron është një suplement ushqimor që rekomandohet të përdoret:

  • Gjatë shtatzënisë
  • Në rastet e një cikli menstrual që zgjat në kohë
  • Tek personat që po i nënshtrohen seancave kemioterapeutike
  • Tek personat që kanë sëmundje të traktit gastro-intestinal (ulçerë, gastrit, hemorroide, kancer)
  • Tek femrat mbas lindjes

Udhëzime mbi përdorimin

Rekomandohet të konsumohet një tabletë në ditë, e shoqëruar me një gotë ujë. Për një përthithje më të mirë, këshillohet që tableta të merret gjatë ushqimit. Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara

Firma

Yanola

Mosha

Të gjithë

Forma

Tableta

Sasia

30

Përbërësit

vitamin C, vitamin B1, vitamin B2, vitamin B6, vitamin B12, folic acid, iron, zinc, copper, molybdenum, spirulina, dicalcium phosphate, vegetable cellulose, croscamellose sodium, stearic acid, silicon dioxide, magnesium stearate, vegetable coating

Vlerësimet e klientëve
  • 0
    0 vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Vlerësimet

Nuk ka ende vlerësime.

Shkruaj një vlerësim
Jini i pari që jep një vlerësim “Yanola – Iron”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

LART