Lenicyst – Për parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të rrugëve urinare
Lenicyst është një shtesë ushqimore e formuluar për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të rrugëve urinare. Efikasiteti i tij sigurohet nga sinergjia e përbërësve aktivë me veti antibakteriale, diuretike dhe mbrojtëse ndaj mukozës urinare.
Përbërësit kryesorë
Boronica e kuqe (Vaccinium macrocarpon)
Bimë e pasur me antocianoside, bioflavonoide, acid citrik, malik, kinik dhe hipurik. Studimet klinike tregojnë se ajo ka efekt anti-adeziv mbi sipërfaqen e mukozës urinare, duke penguar rritjen e baktereve (përfshirë E. coli). Gjithashtu ndihmon në uljen e pH-së urinar, duke frenuar rritjen bakteriale dhe rikthimin e infeksioneve.
Polpelmo (Citrus grandis Osbek)
E pasur me bioflavonoide, vitamina A, B, C dhe pektina, si dhe me minerale si kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Ekstraktet e farave të grejpfrutit kanë veprim baktericid me spektër të gjerë ndaj shumë shtameve bakteriale, myqeve dhe parazitëve. Përmbajtja e lartë e naringinës i jep veti antioksiduese, antitumorale dhe imunostimuluese. Ndihmon gjithashtu në funksionimin e mëlçisë dhe të veshkave.
Uva ursina (Arctostaphylos uva-ursi)
Ndihmon në reduktimin e akumulimit të acidit urik dhe lehtëson parehatinë e shkaktuar nga gurët në fshikëzën urinare.
Verga e artë (Solidago virgaurea)
Ka veti të forta diuretike, duke rritur deri në 400% volumin e urinës së ekskretuar. Kjo ndihmon në zbrazjen e plotë dhe periodike të fshikëzës urinare, duke reduktuar rrezikun e infeksioneve.
Përdorimi
Të rritur dhe fëmijë (mbi 10 vjeç): 1 tabletë retard, dy herë në ditë.
Te fëmijët nën 10 vjeç nuk rekomandohet përdorimi për shkak të formës farmaceutike (tabletë).
Përkujdesje të veçanta
- Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
- Të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
- Të shmangen substancat dhe ushqimet që acidifikojnë urinën, pasi rritja e pH-së urinare favorizon rritjen bakteriale.
- Mund të vërehet ngjyrosje e urinës (kafe-jeshile) si pasojë e pranisë së hidrokinoneve – fenomen i padëmshëm.




Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim